Ahmeti: Ka qendrime te subjekteve të ndryshme por Delegacioni Shtetërorë nuk është për suspendimin e taksës

Kolegjiumi Pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë ka reaguar kundër Shpend Ahmetit

Kolegjiumi Pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me banesat kolektive të ndërtuara, në Hajvali, ku që tri vjet me radhë nuk janë ndarë nga ana e Komunës së Prishtinës, banesa të ndërtuara për familjet e pozitave sociale dhe për kategoritë e luftës.  Këto banesa janë ndërtuar nga ana e Qeverisjes së LDK-së, sa kishte mandat, ish kryetari i komunës, Isa Mustafa. Kanë kaluar tri vite, qysh kur  ato banesa janë të gatshme për banim, por janë duke u mbajtur peng nga kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosje.  Sipas LDK-së, në prononcimin e Shpend Ahmetit në lidhje me banorët e dëbuar nga banesat, në Dardani, se gjoja nuk është në kompetenca të Komunës që atyre banorëve t’iu bënë ndonjë zgjedhje për të ngelur në ato banesa, së paku përkohësisht, ai as që përmend faktin se ka në dispozicion 80 banesa në Hajvali që tri vjet, e që janë bosh, thuhet mes tjerash në njoftimin e degëve të LDK-së në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …