Kolona me automjete në janë parë edhe në mëngjesin e sotëm në pikat kufitare të Kosovës

Kolona të gjata me automjete janë parë edhe në mëngjesin e sotëm në pikat kufitare të Kosovës

Mëngjesin e së hënës pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë më të gjata. Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, është 800 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur deri në dy orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në një orë. Radhë të gjata edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë dhe pritjet janë 30-45 minuta. Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë deri në 500 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …