Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së e realizon trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së e realizon trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”

Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë muajit dhjetor ka realizuar trajnimin taktik dhe të mbijetesës “Simboli i Ujkut”. Siç njofton FSK, “Simboli i Ujkut” është njëri prej trajnimeve më të avancuara dhe me sfiduese me të cilat përballen pjesëtarët e FSK-së, dhe tanimë, kjo është gjenerata e 5-të që realizon këtë trajnim. I cili u zhvillua në dy faza, në fazën teorike dhe atë praktike. Njohuritë e fituara në fazën teorike pjesëtarët kanë mundësinë që t’i testojnë edhe në atë praktike në shumë tema si: navigimi ditën dhe natën, lidhjet, repelimi, kalimi i pengesave ujore, marshime me pesha të rënda, marshime të gjata, evakuim i viktimave, shkëputja e kontaktit dhe formacionet e lëvizjes, ngritja e kurtheve dhe strehimoreve si dhe mbijetesa në kushte të dimrit. Gjatë fazës finale të gjitha temat e mësuara duhet të aplikohen me saktësi nga pjesëtarët në operacionin final, i cili në fillim zhvillohet në ujin e akullt të Liqenit të Radoniqit dhe më pas vazhdon me marshime të gjata dhe me detyra të shumta përgjatë gjithë operacionit. Në trajnimin “Simboli i Ujkut” pjesëtarët përballen me vështirësi të mëdha, duke bartur pesha të rënda me mbi 40 kg dhe vetëm me nga një racion ushqim në 24 orë. Trajnimi ka për qëllim testimin dhe avancimin e kapaciteteve taktike, fizike dhe psikike të pjesëtarëve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë

Ka përfunduar  periudha transitore e Bankës Qendrore, lidhur me përdorimin e së dinarit serb, në Kosovë, …