Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës në Shqipëri do të pritet me ceremoni zyrtare shtetërore në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Sipas agjendës, Rama do të pritet nga Gjeneral major. Jeronim Bazo, me truproje nderi dhe Banda frymore e forcave shqiptare. Më pas, Rama do ta takojë ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, si dhe do ta zhvillojë një takim kokë me kokë me gjeneral Bazon. Krejt në fund, komandanti i FSK-së do të pritet edhe nga Komanda Tokësore e Forcave të Armatosura, në Zall-herr.
Kontrolloni gjithashtu
Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, …