Komandanti i FSK-së,Rrahman Rama, priti sot në takim gjeneralin anglez në pension, Michael Jackson

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, priti sot në takim gjeneralin anglez në pension, Michael Jackson

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim gjeneralin anglez në pension, Michael Jackson. Pas luftës gjenerali Jackson ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e po ashtu ka qenë edhe Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, atëherë, kur janë vendosur bazat e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe TMK-së.  Gjenerallejtënant Rrahman Rama, me këtë rast, e falënderoi gjeneralin Jackson për gjithë atë që ka bërë për Kosovën, dhe përmes tij edhe Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. Ish-komandanti i parë i NATO-s në Kosovë, gjenerali Jackson, i cili demobilizoi UÇK-në në pajtim me Hashim Thaçin dhe gjeneralin Agim Çeku, e falënderoi komandantin e FSK-së për pritjen, si dhe shprehu admirimin e tij për zhvillimin dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, sipas standardeve të shteteve anëtare të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …