Komandanti i FSK, gjeneral Rrahman Rama, ministri Mehaj e të tjerë bënë homazhe te Kompleksi Memorial "Adem Jashari", në Prekaz

Komandanti i FSK, gjeneral Rrahman Rama, ministri Mehaj e të tjerë bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

 Në kuadër të manifestimit të  shënimit të “Ditës së Forcës”, 27 Nëntorin, Komandanti i FSK, gjenerallejtënant, Rrahma Rama, i shoqëruar nga  ministri, Mehaj e të tjerë bënë homazhe te Kompleksi Memorial Adem Jashari, në Prekaz. Në këtë delegacion ishin edhe zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të  Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë  të FSK-së.  Me këtë rast, u tha se duke respektuar të kaluarën e lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari,  të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit. Sot po vazhdojnë homazhet te Kompleksi Memorial, Adem Jashari, në Prekaz dhe te shtatoret, lapidarët, bustet e pllakat përkujtimore të heronjve, dëshmorëve e martirëve  kudo në Kosovë e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …