Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Në Universitetin e Mitrovicës „Isa Boletini“ në organizim të dekanatit të Fakultetit Juridik-UMIB, sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para studentëve dhe stafit akademik, përfshirë të gjitha njësitë akademike, mbajti një ligjëratë me temën: Të arriturat e përgjithshme të FSK-së, transformimi si dhe e ardhmja e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përshëndeti studentët dhe stafin akademik, duke i uruar për aprovimin e tri ligjeve  bazë për transformimin e FSK-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes, me që rast ai falënderoi angazhimin e ushtarëve dhe oficerëve të FSK-së, partnerët strategjik,  veçanërisht SHBA-të, po ashtu me theks të veçantë ata që kontribuuan më së shumti për të ardhur kjo ditë; dëshmorët e rënë, familjet e dëshmorëve dhe  luftëtarët e UÇK-së.

Duke falënderuar për kontributin e të gjithë aktorëve relevantë dhe parlamentarët për aprovimin e tri ligjeve, ai theksoi se qëllimi dhe synimi ynë, është ta ndërtojmë një forcë që është në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Synimi ynë është që FSK-ja me mision të ri, në të ardhmen të jetë forcë paqeruajtëse.  Gjeneral Rama, më tej, shtoi se nuk është qëllimi ynë ta rrezikojmë dikë, dhe mbi bazën e këtij parimi, kemi pasur këto dy vitet e fundit, angazhim të madh njoftues në kryeqytet më të mëdha evropiane, ku qëllimi dhe synimi ynë ishte njoftimi për së afërmi me procesin e  transformimit të FSK-së.

Objektiv i ynë është të jemi pjesë e strukturave të NATO-s, dhe jemi duke e ndërtuar FSK-në mbi bazën e standardeve të NATO-s. Duke folur për shkollimin, trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së, gjeneral Rama tha se djemtë dhe vajzat e FSK-së, kudo që kanë marrë pjesë kanë qenë më të mirët, duke numëruar shtetet si: SHBA-të, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Maqedoninë, Kroacinë, Turqinë, Shqipërinë, etj. Këto rezultate janë arritur vetëm falë përkushtimit, disiplinës dhe punës këmbëngulëse.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-n, ne  kemi një ekip Këshillues në FSK, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë dhe çdo gjë e bëjmë mbi bazën e standardeve të NATO-s. Ai shtoi se me NATO-n/KFOR-in, marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta të cilat mbahen nga KFOR-i ose nga FSK-ja. Ne jemi shumë mirënjohës për ndihmën e dhënë nga NATO dhe KFOR-i.

Në fund nga studentët dhe stafi akademik ju  parashtruan shumë pyetje komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, që kishin të bënin me inkuadrimin e të rinjve në radhët e FSK-së, me mundësitë e shkollimit, trajnimit dhe perspektivën.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku: Arrestimi i luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

Faton Klinaku, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës …