Komandanti i FSK-së Rrahman Rama mori pjesë në diplomimin e nënkolonel Ejup Maqedoncit në SHBA

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama mori pjesë në diplomimin e nënkolonel Ejup Maqedoncit  në SHBA

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama mori pjesë në diplomimin e gjeneratës 2019 në Kolegjin e Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai fillimisht u takua me Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve. Me këtë rast gjeneralllejtënant Rrahman Rama tha se ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së dhe theksoi se nënkolonel Ejup Maqedonci diplomoi  dhe magjistroi  me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen, tha në mes tjerash komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …