leoni

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali, Özkan Ulutash është takuar me personelin e KFOR-it nga Kontigjenti Turk

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali, Özkan Ulutash është takuar me personelin e KFOR-it nga Kontigjenti Turk

Komandanti i Misionit paqeruajtës  të KFOR-it në Kosovë, gjenerali, Özkan Ulutash është takuar me personelin e KFOR-it nga Kontigjenti Turk të caktuar në Batalionin Rezervë Operacional përgjatë vijës kufitare administrative. Siç njofton KFOR-i, njësitë e Batalionit Rezervë Operacional,  kryejnë patrulla të rregullta të montuara dhe të çmontuara në zonë për të garantuar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,  të vitit 1999, me qëllim për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i në Kosovë është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …