Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, ka biseduar me kreun e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe Arben Kingji

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Özkan Ulutash, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji, ku në qendër të bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe stabiliteti rajonal. Shqipëria ka kontribuar vazhdimisht në aktivitetet e këtij misioni, duke luajtur një rol të rëndësishëm për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Gjeneralmajor Ulutash vlerësoi këto kontribute si të rëndësishme për misionin e KFOR-it në Kosovë. Shefi i ushtrisë shqiptare, Arben Kingji, falënderoi komandantin e KFOR-it për menaxhimin profesional të situatave të ndryshme të sigurisë në Kosovë gjatë mandatit të tij dhe ritheksoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrimeve ndaj misionit të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …