Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në një vizitë lamtumirëse, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadorit Angılı në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutas shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga ambasadori turk gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme”, thuhet në njoftim.
KFOR-i rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …