KFOR-i

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici thotë se nuk sheh rrezik për destabilizim të sigurisë në Kosovë

Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, ka folur për herë të parë për pritjet që i ka në misionin e tij në krye të forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, ku do jetë shef për një vit. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë, gjenerali italian u deklarua për çështjet më aktuale të sigurisë në Kosovë. Federici tha se nuk sheh rrezik për sigurinë këtu karshi deklarimeve nga Beogradi se në rast se nuk arrihet marrëveshje kompromisi me Prishtinën atëherë ka rrezik për konflikt të ngrirë. Si shembull zyrtarët serbë e marrin rajonin Nagorno-Karabah, për të cilin Armenia e Azerbajxhani, kanë luftuar për muaj të tërë. E sa për mundësinë e ndonjë destabilizimi të situatës si pasojë e dorëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë të ish-liderëve të UÇK-së, Federici thotë se po përcjellin situatën me vigjilencë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …