Sami Lushtaku

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për hetim

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata Speciale për hetim, ka bërë të ditur për mediet  avokati i tij, Arianit Koci. Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që më 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në Hagë. Kjo është ftesë për hetim dhe ai ka konfirmuar se do të paraqitet, i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën gjykata është duke e hetuar. Më herët është bërë e   ditur se të ftuarit e parë nga Specialja janë edhe: Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Dobruna dhe Nazif Mehmeti.

Aktivizimi Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, pikërisht në kohën kur Kosova po ballafaqohet me problemet më të rënda  qysh pas kohës së luftës, ka për qëllim diskreditimin e luftës së UÇK-së dhe vënien në dilemë të pavarësisë së Kosovës, kur dihet se pikërisht kjo ushtri  me ndihmën edhe të një segmenti ndërkombëtar, solli çlirimin e Kosovës. Fillimin e hetimeve nga gjykata speciale e kanë pritur me padurim, Qeveria e Serbisë, kriminelët e pandëshkuar serbë, ish spiunët e Serbisë, disa prej tyre zyrtarët të lartë të Shtetit, analistë të vetëquajtur  dhe drejtues të medieve, në Kosovë e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …