Komandanti i KFOR-it Italian vizitoi Komunën e Klinës

Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota e ka pritur për një vizitë Komandantin e KFOR-it, MNBG-West-Peja, kolonel Giagheddu Giovanni, duke uruar për mandatin e ri dhe që të ketë suksese në karrierën e tij. Gjatë këtij takimi kryetari Bashota e ka njoftuar kolonelin Giovanni rreth zhvillimeve dhe të arriturave në komunën e Klinës dhe e  falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin  si dhe investimet që KFOR-i Italian i ka bërë në Komunën e Klinës. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me shtetin Italian, komuna e Klinës është binjakëzuar edhe me një komunë në Itali, si Greve di Chianti ka thënë Bashota.

Ndërsa, kolonel Giagheddu Giovanni, ka thënë se: Jemi të kënaqur me bashkëpunimin që Komuna e Klinës e ka me KFOR-in Italian. Ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në mandatin tim dhe KFOR-i Italian do të jetë gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim me Komunën e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …