Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian nesër vendos nëse do të bëhet liberalizimi i vizave

Nesër do të mësohet përfundimisht nëse Komisioni Evropian do të jap rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Burime diplomatike nga Brukseli bëjnë të ditur se gjasat janë shumë të mëdha që kjo të ndodhë nesër. Edhe nëse ndodh një rekomandim pozitiv, kjo nuk do të thotë që do të liberalizohen vizat automatikisht. Kjo pasi që është e nevojshme një periudhë 2-mujore deri në vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së. Në rend të ditës në Komisionin Evropian do të jetë edhe çështja e heqjes së regjimit të vizave për Turqinë, temë kjo që do të ketë vëmendjen kryesore të zyrtarëve të lartë evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …