Brickos

Deri me tani asnjë parti parlamentare nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ për të marr pjesë në zgjedhjet lokale

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane e miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. Gjatë shqyrtimit të këtij projekltigji ka pasur mendime pro dhe kundër ku dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe LDK kanë votuar kundër këtij projektligji. Por kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu – Kodra tha se fushëveprimtaria e projektligjit nuk është në harmoni me rregullativat e BE-së. Ndërsa, Fatmire Kollçaku tha se ky projektligj të kthehet në komisionin Ad-hoc sepse edhe zyra e BE-së ka pasur vërejtje. Kurse Visar Ymeri nga PSD tha se e mbështet këtë projektligjil, dhe se përgjegjësia bie mbi Komisionin funksional. Armend Zemaj, nga LDK tha se Kuvendi duhet të jetë i kujdesshëm për këtë ligj dhe shtoi se do të duhet t’i takonte edhe reformës të plotë zgjedhore. Anëtari i PDK-së Zenun Pajaziti tha se ky ligj ndihmon reformën zgjedhore ndërsa Ismet Beqiri nga LDK tha se është kundër këtij projektligji që synon financimin e grupeve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …