Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,  kryesuar nga Kryetarja, Mimi Kodheli sot  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes.  Me këtë rast, ata u pritën nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i lartë i Ministrisë.  Në takimin e realizuar me këtë rast, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nga Kryetarja Kodheli, njëherit zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u dha zotimi i fuqishëm për mbështetje nga pozicioni i saj në synimet tona në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mosnjohëse, anëtare të NATO-s.  Ndër shumë çështje tjera të rëndësishme të diskutuara, nga dyja palët u vlerësua nevoja për një qasje dhe bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë tona, në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë sonë dhe rajonit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …