KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kritikuar rreptë nga deputetët anëtarë të komisionit për Legjislacion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kritikuar rreptë  nga deputetët anëtarë të komisionit për Legjislacion. Ata akuzuan KQZ-në se lejoi  qytetarët serbë të votojnë me dokumente të Serbisë në zgjedhjet për kryetar të Graçanicës në janarin e 2015-ës, me ç’ rast institucioni zgjedhor shkeli mbi Republikën Kosovës dhe lejoi  një shtet tjetër të ndërhyjë ne legjislacionin e vendit. Valdete Daka, ka arsyetuar këtë fakt me lejimin që Ligji për zgjedhjet e përgjithshme kërkon një dokument valid të identitetit, pa specifikuar se ku është lëshuar ai. Kosova po vazhdon të përballet me listat e papastruara me emrat e njerëzve që nuk jetojnë. Zonja Daka, ka thënë se KQZ-ja nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet serbe as nuk kanë pasur kurrfarë ndikimi në to, ndërsa për mosauditim të financimit të partive politike, ajo tha se këtë punë tash e 3 vjet e ka Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …