Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të FSK-së e realizon trajnimin “EOD Niveli 3"

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të FSK-së e realizon trajnimin “EOD Niveli 3″

Kompania e Deminimit si njësi specialistike e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnimin “EOD Niveli 3″, ky trajnim është certifikuar me certifikatë ndërkombëtare nga organizata (Mine Action Training) MAT. Kursi është zhvilluar në pjesën teorike dhe praktike ku temat që janë përfshirë gjatë kursit të EOD niveli 3 kanë qenë: deponimi dhe transportimi i eksploziveve, demolimet, municionet e shërbimit tokësor, armët e lëshuara nga ajri, armët e dirigjuara, procedurat dhe detyrat e EOD-së, operacionet e pastrimit të kurtheve- grackave etj.

Trajnimi ka kaluar nëpër disa faza dhe kursantët i janë nënshtruar testimeve në pjesë teorike dhe praktike Certifikimit është realizuar në kazermën ”Lidhja e Prizrenit” në Prizren dhe të pranishëm kanë qenë KOM i Rexhimentit të Mbrojtjes Civile ,përfaqësues nga NALT, përfaqësues nga organizata MAT, oficer dhe nënoficerë. Komandanti i Kompanisë së Deminimit si dhe Komandantin e RMC-së u shprehën falënderues për bashkëpunimin me NALT dhe MAT. Si dhe porositën kursantët e certifikuar që të vazhdojnë punën e suksesshme pa pësuar asnjë aksident dhe incident gjatë detyrave të realizuara tash e 20 vite.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …