Komuna dhe Hidroregjioni jugor, bëjnë marrëveshje për shpime dhe hulumtime për ujë të pijshëm

Komuna e Malishevës dhe Hidroregjioni jugor, përkatësisht Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi për “hapjen e puseve piezometër dhe puseve eksploatuese” në fshatrat Temeqinë, Bellanicë, Llapqevë dhe fshatrave tjera, sipas nevojave në Komunën e Malishevës. Kjo marrëveshje është nënshkruar, me qëllim të hapjes së këtyre puseve, pasi nevoja për ujë të pijes është e madhe, sikur edhe shtimi i kapaciteteve të ujit, sasisë dhe kualitetit të ujit, dhe zgjerimi i rrjetit të ujit në fshatrat ku nuk ka rrjet të ujësjellësit. Sigurimi i ujit për pije për të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, është prej prioriteteve të veçanta, dhe për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është duke bërë përpjekje të shumta, që përmes projekteve të ndryshme, të rritë kapacitetet dhe të zgjeroj rrjetin e ujësjellësve, në mënyrë që fshatrat e Komunës së Malishevës, të jenë të furnizuara me ujë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura i ka ndarë ish ambasadorit Spahiu mirënjohjen zyrtare të Komunës së Skenderajt

Të enjtën në sallën kryesore të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është organizuar orë letrare …