Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

Komuna e Çairit në Maqedoni, do të jetë përfituese e një investimi me vlerë prej 50 milionë euro

Komuna e Çairit  në Maqedoni, do të jetë përfituese e një investimi me vlerë prej 50 milion euro, e cila u arrit pas marrëveshjes mes kreut të kësaj komune, Visar Ganiut dhe biznesmenit e shefit të MABETEX-it, Behgjet Pacolli. Ky është një investim strategjik dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj komuna, e cila do të përmirësoje shumë jetën e qytetarëve të saj.  Një investim i tillë do të ndikojë fuqishëm në ekonominë e saj pasi ajo do të gjenerojë shumë vende pune dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm të Çairit. Ky investim gjigant parasheh ndërtimin e 12 garazheve me kate për parkimin e 3000 veturave, e që në këtë mënyrë do t’i jepte fund problemit të parkimit që për një kohë të gjatë ka qenë një nga shqetësimet më të mëdha për banorët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …