Komuna e Deçanit ka mbi 200 bletarë me gjithsej 6000 koshere Bletë

Komuna e Deçanit ka mbi 200 bletarë me gjithsej 6000 koshere Bletë. Mjalti i Deçanit është shumë i shëndetshëm dhe shumë i pastër ka vlerë të lartë dhe kualitativ.

Rëndësia e mjaltit për shëndetin tuaj

Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpëlarje dhe laksativ.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga të mira e përdorimit të mjaltit:

Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken. Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë. Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut. Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup. Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia). Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë. Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta. Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin. Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin. Për anemikët, mjalti është bombë gjaku. Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm. Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.

Mjalti largon ngërçin e nervave.

Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar

Ai i cili ha mjaltë nuk mundet me pas kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.

Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve.

Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë. Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëherë do të largohet. Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejtë do të vërehet përmirësimi.

Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron.

Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. “Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vëmë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet. Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës.

Kontrolloni gjithashtu

Në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë po vazhdojnë punimet në terrenin sportiv

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë …