Komuna e Deçanit pjesë e projektit të USAID-it “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim pune Jeton Cana – ekspert për qeverisje lokale dhe administratë publike në USAID, Afërdita Mekuli – drejtoreshë e projektit të USAID-it, dhe Agim Salihu – zëvendësdrejtor i projektit të USAID-it, ,,Komunat Transparente Efektive dhe Llogaridhënëse” (TEAM) si dhe Cristina Davis -drejtoreshë e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID. Gjatë këtij takimi të përbashkët ata e njoftuan kryetarin Ramosaj se aktiviteti i USAID-it ,,Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” në Kosovë përkrahë përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve qeveritare dhe agjencive të pavarura të Kosovës për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik, si një mjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në nivel komunal. Duke punuar ngushtë me partnerët komunalë dhe duke mbështetur lidhjet me qeverinë qendrore, agjencitë e pavarura dhe shoqërinë civile, promovon ndryshimet lokale duke krijuar ndikim të qëndrueshëm. Për këtë qëllim objektivat dhe fushëveprimi i programit, ku objektivat kryesore të programit janë:

– Zhvillimi, përsosja dhe aplikimi i modeleve për komuna transparente dhe llogaridhënëse,

– Angazhimi i nivelit qendror në trajtimin e efektivitetit dhe transparencës komunale në kuadër të procesit të prokurimit,

– Përmirësimi i monitorimit dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile.

Ata thanë se për të shtuar intensitetin e arritjes së objektivave të projektit në fokus do të jenë edhe për 10 komuna të reja. Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke falënderuar zyrtarët e projektit të USAID-it që edhe komuna e Deçanit të jetë pjesë e këtij projekti, nënshkroi letër zotimin për të qenë partnere përkatësisht komunë në fokus në këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …