leoni

Më 27 shkurt 2021 në një vjetorin e vrasjes makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, mbahet Akademi përkujtimore

Për vrasjen tinëzare të Qerim Kelmendit kanë reaguar kryetari, Thaçi, kryetari i Nismës, Limaj dhe kryetari i AAK-Haradinaj

Sot në orët e para pas mesnate është vrarë Qerim Kelmendi, veprimtar luftëtar i lirisë dhe veteran i UÇK-së. Qerim Kelmendi është gjetur i djegur në veturën e tij, rreth 300 metra nga shtëpia në fshatin Llabjan, të Pejës.

Me rastin e vrasjes së Qerim Kelmendit, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se “Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur kë të vrasje mizore”, shkroi Thaçi.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj i  ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje. Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi dhe bashkëluftëtarëve të Qerim Kelmendit. “Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushëllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …