Komuna e Deçanit pranon donacion 102 Laptop nga CIMIC-Italian

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj dhe drejtor të shkollave të komunës së Deçanit, kanë pritur në takim Komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW) Kol. Andrea Bertazzo, ku bashkë kanë bërë pranimin e një donacion prej 102 Laptop. Me këtë rast kryetari Ramosaj, falënderoi KFOR-in që në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Deçanit me investime modeste në shkolla në çerdhe, në infrastrukturë etj. Ky raport i nderura nder vite besoi se është një mesazh i mirë dhe i duhur për të gjithë, se KFORI pos misionit paqësore që kanë në vendin tonë, dinë të jenë edhe bashkëpunëtor të mirë, në këtë rast si sot me këtë donacion që ndikon direkt në ngritjen e cilësisë mësimore duke e ditur se tashmë me reformat e reja në shkolla duhet të ketë edhe kushte të reja në aspektin e teknologjisë. Edhe Komandanti Regjionale Perëndim (RCW) Kol.Andrea Bertazzo ,tha se kur jam këtu bashkë me ju vihem në pozitën tuaj edhe unë jam si ju, jam i juaji, jam në shërbim të këtij vendi, e kur krijohet një mundësi e tillë për ndonjë donacion si ky sot unë ndihëm edhe më i lumtur. Kam gjetur raporte të ndërtuara mirë e po besoi se rrugës se atyre qe e lan jam duke vazhduar tha Kol.Andrea Bertazzo. Edhe drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, pos falënderimit në emër të Institucionit Komunal, falënderoi edhe në emër të shkollave përfituese të këtij donacioni mjaft të rëndësishëm për ne.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …