Komuna e Hanit të Elezit ndanë mirënjohje për personalitete të ndryshme për kontributin dhe bashkëpunimin disa vjeçar

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ndanë mirënjohje disa personaliteteve për kontributin dhe bashkëpunimin shumë vjeçar

Sot kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma,  ndau mirënjohje për personalitete të caktuara lidhur me kontributin dhe bashkëpunimin disa vjeçar me ta. Me këtë rast u nderuan me mirënjohje Shaban Çupi,  veprimtar i çështjes kombëtare dhe i burgosur politikë, me motivacion për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike në komunën e Hanit të Elezit.

Pastaj mirënjohje i është ndarë artistit dhe kantautorit, Milaim Mezini, me motivacion për kontributin e dhënë përmes artit të këngës,  në veçanti kushtuar dëshmorëve të kombit. Në një rast kantautori, Milaim Mezini evokoi një kujtim kur është liruar nga burgu veprimtari Shaban Çupi. Ai ishte rrëmbyer nga forcat kriminele serbe. Ditën e lirimit ishte kthyer me 10 gusht të viti 2000, i cili pa shkuar në familje iu kishte drejtuar të pranishmëve të cilët ishin duke festuar Ditën e Dëshmorëve të Kaçanikut. Këngëtari, Milaim Mezini ka realizuar rreth 500 këngë prej tyre 160 për dëshmorët e kombit.

Një mirënjohje iu ka ndarë edhe redaktores së Radios Kosova e Lirë, folëses e gazetares së TV-Diellit, Arbana Qeriqi-Gashi me motivacionin për dokumentimin e pasqyrimin e vlerave të luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …