Brickos

Komuna e Hanit të Elezit shënoi Ditën e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit shënoi Ditën e Krismës së Pushkës së Parë në trevën e Hanit të Elezit. Kjo ditë për banorët e Hanit të Elezit shënon ditën e Krenarisë dhe Lavdisë ditën kur në Puset e Nikës shkrepën pushkët e para çlirimtare kundër pushtuesit serb, ditën me të cilët armët çlirimtare të trevës së Hanit të Elezit u bashkuan me pushkën e Komandantit Legjendarë Adem Jashari, u bashkuan me frontin e lirisë. Kjo ditë përkujtimore kishte një të veçantë, ishte iniciativa e nxënësve të SHML ”Dardania” nga Hani i Elezit të organizuar me veshje kuq e zi dhe me emblemën e UÇK-së marshuan nga shkolla e tyre për të përshkruar në këmbë shtigjeve të ushtarëve të parë të UÇK-së deri në Puset e Nikës. E në Puset e Nikës në vendin e nderit dhe respektit u bënë Homazhe varrezave të Dëshmorëve ku përfaqësues të institucioneve publike, Organizatave të dala nga UÇK-ja, Familjeve të Dëshmorëve dhe afër 300 nxënës pjesëmarrës në marshin e shtigjeve të luftëtarëve, vendosën buqetë lulesh dhe me respektin më të lartë nderuan veprën e dëshmorëve, Heronjtë e Popullit të Hanit të Elezit. Në fjalën e rastit Visar Hasallari nga grupi organizatorë i nxënësve, duke përshëndetur të pranishmit, tha se kjo gjeneratë e nxënësve as nuk ka qenë e lindur në kohën e luftës, mirëpo bartin me vete krenarin dhe rëndësinë e Luftës së UÇK-së dhe jehonën e sajë, në veçanti sakrificat e të gjithë atyre që me pushkë u bashkuan në radhët e UÇK-së për të realizuar ëndrrën historike për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Me fjalë përshëndetës pjesëmarrësve iu drejtuan ata që ishin në ballë të zhvillimeve të 26 Shkurtit të vitit 1999, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ish Komandanti i Brigadës 164 ”Gafurr Loku”, Mehmet Ballazi-Komandant Baci dhe Emrush Suma-Komandant Hoxha. Ata thanë se sot kur shënojmë 21 vjetorin e kësaj ngjarje, gjithnjë e më shumë bindemi për lavdinë e saj dhe rëndësinë historike që kishte. Gjithnjë e më shumë bindemi për sakrificën, heroizmin dhe gatishmërinë e UÇK-së, për çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …