Ministrja Dumoshi takoi ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim delegacionin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, të kryesuar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sagar, me të cilët ministrja bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministrja Dumoshi ka vlerësuar kontributin e shtetit të Turqisë që e ka dhënë për Kosovën, me theks në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore. Ministrja përmes ambasadorit Sakar e falënderoi qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën që kanë dhënë dhe që japin për shtetin e Kosovës. Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe mes MKRS-së dhe ambasadës turke për të realizuar projekte të përbashkëta konkrete. Ndërkaq, ambasadori turk Sakar, e uroi ministren Dumoshi për detyrën e re dhe i premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë. Mysafirët e informuan ministren për projektet që janë realizuar deri më tani nga qeveria turke në Kosovë. Ambasadori theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …