Komuna e Junikut sot është ka fituar çmimin si komuna me performancën më të lartë për vitin 2017

Në prani të kryeartëve të komunave dhe zyrtareve komunal, përfaqësues të MAPL -së dhe departamentit për performancë komunale, komuna e Junikut është shpallur komuna me performancën më të lartë në Kosovë për vitin 2017. Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi u shpreh i kënaqur pas këtij çmim, te cilën komuna e Junikut e merr qe dy vite radhazi. Kryetari Kuçi u betua se do të punoj me përkushtim edhe më të lartë që komuna e Junikut të jet prapë njëra ndër komunat model sa i përket mirëqenies se qytetareve. Komuna qëndron shumë lartë me performancë në 11 fusha të rëndësishme dhe janë si vijon sipas përqindjes: në fushën e transportit publik( 100%), shërbime publike (100%), kanalizimi ( 99.95%), emergjenca ( 97.83%), menaxhimi i mbeturinave (96.26%), uji i pijshëm(93.84%), kultura rina dhe sporti (93.21%), transparenca komunale ( 86.50%), menaxhimi i mbeturinave (78.78%), rrugët dhe trotuaret( 72.53%), parkingje publike (70.28%). Ndërsa nivel te mesëm komuna Junikut i ka vetëm dy shërbime dhe ato janë: fusha planifikimi urban ( 51.66%), mirëqenia sociale ( 38.37%).% e popullatës e cila përfiton nga skema sociale( 1.22%). Duhet theksuar se krahas këtij çmimi komuna fiton edhe një shumë të madhe financiare e cila do të përdoret për të financuar projektet që ndërlidhen direkt me performancën dhe me mirëqenien e qytetareve, qe këtë performancë ta rrisim në përqindje edhe më të madhe për Junikun.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …