Komuna e Kaçanikut me mobilizim të shtuar në mirëmbajtjen dhe ujitjen e hapësirave të gjelbëruara

Meqenëse jemi në vlugun e temperaturave të nxehta, Komuna e Kaçanikut ka rritur mobilizimin e saj në mirëmbajtjen dhe ujitjen e hapësirave gjelbëruese. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mëngjesit, të cilën e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi. Në takim u tha se për shkak të temperaturave tropikale që po mbizotërojnë këto ditë, ka vazhduar pastrimi i qytetit, pastrimi i rrugëve “Idriz Seferi”, “Agim Bajrami”, Bulevardi “Ismajl Raka”, Parku i Qytetit, hyrja e qytetit etj. Po ashtu është bërë ujitja e drunjve dekorativ, ujitja e parkut të qytetit si dhe hapësirat tek Varrezat e Dëshmorëve. Në takim u diskutua edhe ecuria e projekteve kapitale. Sipas raportit javor, kanë vazhduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Gërlicë, rruga “Liria”, në trotuarin e fshatit Begracë rruga “Martirët” si dhe në fshatin Stagovë në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale”. U diskutua edhe për organizimin e aktiviteteve të 10 gushtit, ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 ,,Agim Bajrami”. Sipas agjendës, aktivitetet do të fillojnë nga ora 10: 00 – Vizitë monumentit të Komandantit Agim Bajrami dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, në fshatin Gabrricë.

Ora 10:45  – Homazhe në kompleksin memorial te varrezat e dëshmorëve, homazhe pranë shtatoreve të Komandantëve Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi dhe busteve të veprimtarëve të çështjes kombëtare Idriz Seferi, Sali Bajra dhe Ismajl Raka.

Ora 11:30 – Akademi përkujtimore- Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …