leoni

Në shumë fshatra të komunës së Malishevës keqësohet gjendja me ujë të pijes

Derisa, po mbretërojnë temperatura tropikale në mbarë  vendin, Malisheva nuk është përballur deri tash me zjarre, duke mos përjashtuar, ndonjë vatër të vogël zjarri fushorë. Por qytetarët e Malishevës po përballën me  mungesa të ujit të pijshëm, shkak i thatësirës që po mbretëron, tash e disa javë. Vështirësia  me ujë të pijshëm, po u shkakton problem, jo vetëm qytetarëve që  shfrytëzojnë puset shtëpiake, por edhe atyre të cilët janë në rrjetin e ujësjellësit, të Hidroregjionit jugor. ,,Komuna e Malishevës, brenda potencialeve njerëzore dhe mekanizmit që posedon, ka rritur ndjeshëm përkujdesjen, angazhimin që ta përballoi dhe tejkaloi këtë situatë emergjente këtyre ditëve, duke angazhuar, Njësinë e Zjarrfikësve, cisternat me ujë që t’i furnizojnë qytetarët, brenda mundësive dhe mekanizmit që kemi”. Gjithherë  sipas, zyrtarit  të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazrekut, i cili edhe kërkon nga qytetarët që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, për ujitje, autolarje etj. Vështirësi nga ky mot ekstrem, po kanë edhe shumë pacientë, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, raporton, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, i cili theksoi ,, Po kemi mungesë të hapësirës në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por edhe përkundër kësaj, gjendjen e kemi nën kontroll, kurse raste më të rënda i drejtojmë për Qendrën Klinike Universitare, (QKUK), prandaj Qendra e Mjekësisë Familjare Malishevë ,, Shpëtim Robaj” (QKFM), apelon të qytetarët që t’u shmangën udhëtimeve të panevojshme dhe ekspozimit në diell.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …