Komuna e Malishevës dënon ashpër rastin në Gjimnazin “Hamdi Berisha”

Komuna e Malishevës, e dënon ashpër rastin që ka ndodhur ditë më parë në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, rast për të cilin jemi njoftuar nga ana e organeve përgjegjëse.

Komuna e Malishevës, vlerëson se aktet e tilla janë të papranueshme dhe ju bëjmë thirrje organeve kompetente, që angazhimin për zbardhjen e rastit ta çojnë deri në fund.

Gjithsesi, Komuna e Malishevës, karshi situatave të tilla, për asnjë moment nuk do të jetë tolerante dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që aktet e tilla mos të përsëritën më, thuhet në reagimin e komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu …