Maki Beqiri-Asllani: “Kulla Roje e gjakut të të rënëve”

Maki Beqiri-Asllani: “Kulla Roje e gjakut të të rënëve”

 (Me rastin e një vizite në Radion Kosova e Lirë)

 

 Në përqafim  me Rojet e  Gjakut

Thellë në shpirt  ndjej…

Aty binte  aromë, gjak-Lirie,

Ata rrojnë,  aty.

Aty  është Atdheu  im.

C’ FRESK LIRIE,

Herë-herë,

Flakët ndizen  në shikimet e  Gjak’Rojeve.

Kushedi si,

Vetëm ata e dinë,

E ndjejnë,

E flasin gjuhën e të rënëve, një e për një,

Gjuhen e  Shpirtrave.

Ndaj them bindur,

Lindje  të mëdha  janë këta,

Për Motet e Mëdha !

Aty brenda mureve,

Mbi  dyshemenë,  ende gunga-gunga,

Mbi dy dekada Liri,

Nga sytë e Bacës, Ahmet

Nga balli i zonjës së bukur të tij…

 

Aty erdhi të më takonte

Me ëmbëlsi hyjnore,

Bija e tyre, rojtare e gjakut të lirisë

Arbana Qeriqi,

Pranvera e  lirisë.

 

Aty  tashmë janë të gjithë ata.

Qindra, mijëra energji shpirtrash të  qetë,

Aty është historia e zhveshur nga çdo hije…

Nga  gunë e zhgunë, nga kollare e shalle,

Është historia si një foshnjë e posa lindur

Është ajo që mbrohet nga të katër anët,

Po nga këta, e ushqyer nga Supet e Tyre,

Nga bërthamë e loçkës.

Hijet rrinin jashtë…

 

FALEMINDERIT  LUFTËTARË LIRIE-

ROJE të GJAKUT të LIRISË.

Përshëndes gjithë  rojet e gjakut, që ishin aty,  

E  të tjerët që nuk arrita t’i takoj  kësaj  here.

Borxh ua paçim në jetë, ndër mote!

 

Prishtinë

  1. 12. 2021

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …