Brickos

OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka adaptuar një rezolutë që e ndihmon rrjedhjen e ndihmave humanitare për Afganistanin. Kjo ndërkohë që vendi i shkatërruar nga lufta është në prag të një krize humanitare pasi militantët talebanë morën pushtetin në gusht. Rezoluta e miratuar në mënyrë anonime më 22 dhjetor tha se pagesa e fondeve, aseteve të tjera financiare dhe sigurimi i mallrave e shërbimeve të nevojshme për të ofruar asistencën me kohë ose për të mbështetur aktivitete të tilla, janë të lejuara. Misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB tha në Twitter se “rezoluta do të ndihmojë të shpëtojë jetë duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vitit 1988 nuk përbën asnjë pengesë për ofrimin e ndihmës humanitare”. “Kjo i përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë asaj që komuniteti humanitar kanë thënë se i duhet”, thanë ata tutje. Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, komuniteti ndërkombëtar ka refuzuar t’i njohë ata si sundimtarë të rinj, duke u kërkuar militantëve të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë të drejtat themelore të njeriut të të gjithë afganëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …