Komuna e Malishevës dhe Avokati i Popullit vlerësojnë bashkëpunimin e mirë në mes të dy institucioneve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, kanë pritur në një takim pune zëvendës Avokaten e Popullit, Naile Alajn, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në të ardhmen. Zëvendës Avokatja e Popullit, Naile Alaj, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës dhe e ka falënderuar komunën për këtë bashkëpunim, dhe gatishmërinë e saj të bashkëpunoj  për të gjitha çështjet që lidhen me punën e institucionit të Avokatit të Popullit. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe ka thënë  se “jemi të gatshëm që për të gjitha çështjet që adresohen, të përgjigjemi me përgjegjësinë më të lartë”.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …