Komuna e Rahovecit ka filluar aksionin për largimin e mbeturinave

Ka filluar aksioni për largimin e mbeturinave në komunën e Rahovecit, ky aksion do të zhvillohet përmes Planit Komunal për pastrimin e mbeturinave, ku do pastrohen ambientet nëpër lagjet e fshatrave dhe lagjet e qytetit të Rahovecit. Përgatitjet për fillimin e aksionit janë bërë nga “task forcës”, të cilën e udhëheq Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, dhe sipas tij aksioni që ka filluar do të zgjas deri me 15.06.2019  dhe se në vazhdimësi do të pastrohet ambienti, deri në largimin e mbeturinave. Ai ka thënë se nga ky aksion pret që të rritet vetëdija e qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe se aksionit i janë bashkuar, nxënës dhe vullnetar të shkollës në fshatin Gexhë, nxënës dhe vullnetar të shkollës në fshatin Malësi e Vogël, nxënës dhe vullnetar të shkollës në fshatin Ratkoc, në shkollën fillore dhe të mesme, si dhe nxënës dhe vullnetar të shkollës në fshatin Vrajakë dhe Bratatin. Aksioni ka vazhduar me pastrimin e rrugëve të këtyre lokaliteteve, ambienteve rreth shkollës, në sheshe dhe hapësira tjera publike.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …