leoni

Sherifi: UNMIK-u nuk e përmendi aksionin e policisë në luftën kundër krimit të organizuar, por ndalimin e dy punonjësve të tij

Sherifi: UNMIK-u nuk e përmendi aksionin kundër krimit të organizuar, por ndalimin e dy punonjësve të tij

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi i ka shkruar përfaqësuesit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin se trajtimi i institucioneve të drejtësisë dhe të rendit në Kosovës “si palë” në raport me strukturat kriminale, është në kundërshtim me vlerat demokratike. Sherifi, përmes një postimi në rrjetin social, thotë se “në deklaratën e shefit të UNMIK-ut në Kosovë, z. Zahir Tanin jo vetëm që nuk përmendet qëllimi i aksioneve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, por përkundrazi vëmendja përqendrohet në ndalimin e dy punonjësve të këtij misioni. Heshtja e arrestimit të një grupi kriminal në të cilën ishin të përfshirë pjesëtarë të komunitetit serb, shqiptar dhe boshnjak dhe përqendrimi i vëmendjes në ndalimin e dy pjesëtarëve të këtij misioni është i qëllimshëm dhe krijon huti te shtetet anëtare të OKB-së që nuk kanë mundësi të informohen drejtë rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë gjatë këtyre operacione të luftës kundër krimit të organizuar”, ka shkruar ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …