Komuna e Malishevës dhe Ministria e Financave mbajtën takim pune për monitorimin e financave

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, e ka pritur në takim pune, zyrtarin e Ministrisë së Financave, Bekim Aliçkaj, me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e financave, përkatësisht rritjen e cilësisë në menaxhimin e financave. Në këtë takim, morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Financa, Blerim Thaçi dhe Valentina Zogaj, zëvendësuese e Zyrtarit Kryesor Financiar. Tema dhe qëllimi i këtij takimi, ishte Monitorimi dhe Vlerësimi i Menaxhimit Financiar, që për qëllim ka vlerësimin e cilësisë së menaxhimit financiar dhe përmirësimi i kornizës ligjore dhe metodologjia e ministrisë për subjektet e Sektorit Publik. Krasniqi e ka falënderuar Aliçkajn për vizitën dhe takimin shumë frytdhënës në këtë fushë, ndërsa ky i fundit e ka falënderuar nënkryetarin Kransiqi, për bashkëpunimin, gatishmërinë dhe transparencën e ofruar gjatë takimit, me qëllimin e vetëm, rritjen e cilësisë në menaxhimin e financave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …