Komuna e Rahovecit ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive për shkak të tërmetit në Shqipëri

Në shenjë solidarizimi dhe me shumë dhimbje për dëmet e mëdha dhe viktimat që humbën jetën për shkak të tërmetit të sotëm në Shqipëri, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka marrë vendim që: Të anulohen të gjitha koncertet festive të planifikuara për nderë të Ditës së Flamurit. Jemi duke ndjekur me shumë dhimbje të gjitha zhvillimet dhe për rrjedhën e aktiviteteve të tjera do të ju lajmërojmë me kohë. Bashkëndjejmë me vëllezërit tanë dhe lutemi të kaloj kjo gjendje e rëndë! Thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …