Komuna e Deçanit ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive për shkak të tërmetit në Shqipëri

Komuna e Deçanit në shenjë solidariteti për situatën e rëndë në Shqipëri, koncerti i paraparë për sot, si dhe të gjitha aktivitetet tjera kulturore dhe sportive për nderë të Ditës së Flamurit-28 Nëntorit, janë anuluar. Këtë vendim e mori i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë.

Kryetari Ramosaj nder të tjera tha se : “Bashkëndjejmë dhimbjen me të gjithë ata që pësuan nga ky tërmet, familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve shërim sa më të shpejtë”!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …