Vetëvendosje organizon pika grumbullimi të ndihmave për të lënduarit dhe të mbeturit pa strehë në Shqipëri

Vetëvendosje organizon pika grumbullimi të ndihmave për të lënduarit dhe të mbeturit pa strehë në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social thotë se tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin, me këtë rast, kanë organizuar pika grumbullimi për ndihmë në Prishtinë, Prizren e Gjakovë. “Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina)”, thuhet në postim. Vetëvendosje thotë se pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …