Komuna e Rahovecit organizon Akademi përkujtimore kushtuar 25 – vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Naser Krasniqi – Leka

Komuna e Rahovecit, me në krye kryetarin Smajl Latifi, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dega Rahovec, organizojnë Akademi përkujtimore kushtuar 25 – vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit Naser Krasniqi – Leka. Eventi mbahet më 4 qershor 2023 (e diel), në orën 12:30, në varrezat e fshatit Ratkoc, ku bëhen homazhe. Në orën 13:00, në Shtëpinë e Kulturës “Jahë Hoti”, në Ratkoc, do të mbahet Akademi përkujtimore në nderim të veprës së tij.

Ftoheni të merrni pjesë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku ka mbajtur Takimin e Dytë Publik për këtë vit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku ka mbajtur Takimin e Dytë Publik për …