Draft-Projekt Plani i Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2022 do të jetë në konsultim publik nga 15/10/2021 deri me datën: 15/11/2021. Konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 11/11/2021, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale, me fillim në ora 10:00. Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/41 të datës 23.10.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollimin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, përkatësisht nenit 25 numri i pjesëmarrësve të lejuar në ambiente të mbyllura duhet të jetë deri në 30 persona. Pjesëmarrësit duhet të kenë njërën nga dëshmitë e cekura si më poshtë:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;
Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (testi RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultati pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;