Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në një postim të tij në Facebook, pas aktgjykimit dënues për krerët e UÇK-së se katërshja e madhe e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u përballën me gjyqin më të padrejtë në histori të botës,.
“Asnjëherë në emër të popullit të Kosovës!
Asnjëherë në emër të popullit për të cilin luftuat!
Liria që gëzojmë sot e ka zhurmën e hapave të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo liri e ka një çmim: gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën mbinjerëzore të një populli të tërë.
Sot, katërshja e madhe e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u përballën me gjyqin më të padrejtë në histori të botës, jo për veten e tyre, por për pastërtinë e historisë sonë. Tendenca për të njollosur luftën tonë çlirimtare është tendencë për të tjetërsuar të vërtetën e Kosovës. Historia nuk zhbëhet dhe as nuk ndryshohet dot nëpër salla gjyqesh!
Përjetë UÇK!
Përjetë krenar me luftën e UÇK-së për liri!
Kurrë në emrin tim!
Me ju sot, nesër dhe përgjithmonë”, thuhet në postimin e kryetarit të Rahovecit, z. Smajl Latifi.