Komuna e Rahovecit, shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullimin e qytetarëve në parqe dhe vende rekreative të hapura

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ju ka drejtuar qytetarëve për një kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve, ndër të tjera kryetari Latifi ka thënë:  Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,

Komuna e Rahovecit, shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullimin e qytetarëve në parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, i cili aktualisht është i izoluar. Apelojmë te të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit të kenë kujdes e mos të shkaktojnë zjarre me qëllim apo në mënyrë jo të qëllimshme në mjedis të hapur dhe në vende të pasiguruara, mos të ndezin hamullore dhe sipërfaqe të tjera, mbeturina apo materiale të tjera të djegshme. Këto aktivitete po shkaktojnë rrezik në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve, por edhe dëme të mëdha në pasuritë dhe të mirat publike dhe private. Ju bëjmë me dije se zjarrëvëniet e qëllimshme si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj. Po ashtu, kërkojmë nga të gjithë ju, që në rast se shihni ndonjë ndezje eventuale të zjarrit, menjëherë t’i njoftoni Njësinë e Zjarrfikësve apo Policinë e Kosovës, sepse lajmërimi dhe alarmimi me kohë i shfaqjes së zjarrit mundëson intervenimin e shpejtë dhe efikas të shërbimeve të zjarrëfikjes në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Duke vepruar kështu ju përmbushni obligimin tuaj qytetar dhe kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët jetësor nga rreziqet e zjarrit. Numrat emergjentë pa pagesë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh janë:

☎️Zjarrfikësit — 193; numri fiks: 029277555

☎️Policia e Kosovës — 192

☎️Autoriteti pyjor komunal- Rahovec 044/146-561

Presim bashkëpunimin tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …