Komuna e Skenderajt njofton qytetarët që të aplikojnë për përfitimin e granteve për izolimin termik të shtëpive

Komuna e Skenderajt së bashku me Fondacionin e Mijëvjeçarit të Kosovës fton të gjithë qytetarët e interesuar, familjet në nevojë dhe gratë që mbajnë familje, që të shprehin interesimin e tyre për përfitimin e granteve për izolimin termik të shtëpive. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet renovimi i shtëpive për tri kategoritë:

  • Familjet në asistencë sociale- (mbulueshmëria: 80% donatori, 20% komuna)

  • Gratë kryefamiljare, pakicat etnike, grupet e margjinalizuara- (mbulueshmeria: 60% nga donatori, 40% nga aplikantët)

  • Të interesuarit tjerë (mbulueshmëria: 40% donatori, 60% nga aplikantët).

Qëllimi i realizimit të këtij projekti që do të zbatohet në Komunën e Skenderajt, është të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike në sektorin e banimit, duke ndarë subvencione dhe stimuj të tjerë ekonomik për njësitë e banimit që të investojnë në masa të Efiçiencës së Energjisë dhe në Burime të Ripërtërishme të Energjisë, nëpërmjet pakos ndërhyrëse renovimet për efiçiencë në njësitë e banimit. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këtë projekt, duhet të paraqiten tek Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, në Komunën e Skenderajt, kati I, deri me datën 28.02.2020, ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …