Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Radio Kosova e Lirë qëndron shumë lartë me cilësi kombëtare dhe është e pa krahasueshme me mediet e tjera

Mendoj se nuk duhet krahasuar Radio Kosova e Lirë me asnjërën nga mediet të tjera kudo ku janë  dhe jetojnë shqiptarët.  Pasi që s’kanë si të krahasohen sepse Radio Kosova e Lirë qëndron shumë lartë me cilësinë e përmbajtjen  kombëtare të programit dhe është e pa krahasueshme, madje unikate sa i përket kultivimit të vlerave kombëtare, njerëzore e humane, tërësisht kushtuar të sotmes dhe të së ardhmes. Për çdo ditë kujton dëshmoret, përcjellën  amanetet e tyre për atdheun, shëron dhembjen e familjeve të tyre. Na kujton kalendarin e ngjarjeve kombëtare  e të përgjithshme  të vlerave të çmueshme. Këtë e bënë vetëm Radio Kosova e Lirë dhe e vetmja në këtë segment. Për çudi qeveritaret, biznesmenët dhe populli e kanë lënë pa asnjë përkrahje Radio Kosova e Lirë dhe Televizionin Dielli.

Edhe pse me një stafit shumë të vogël, por me gazetarët  të pa lodhshëm duke mos u ndalur kurrë dhe në kushtet minimale, ata kanë bërë dhe po bëjnë punën më të vlefshme dhe më madhore për Atdheun.

Ju lumtë!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …