Komuna e Suharekës me bashkëfinancim ndihmon Komunitetin RAE

Sipas një Memorandumi të Mirëkuptimit  në mes të  kryetarit të Komunës së Suharekës  z. Sali Asllanaj dhe përfaqësueses së “ Zëri i Romëve, Ashkalinjëve  dhe Egjiptasve” ( Voice of Roma, Ashkali and Egyptians ), me  bashkëfinancim  do të ndihmohet qendra e edukimit  për Komunitetin RAE, e cila do të jetë në shërbim të ngritjes së arsimimit dhe edukimit të këtij komuniteti.  Sipas programit që parashihet në Memorandumin e bashkëpunimit, qendra e edukimit ka për qëllim, të përfshijë fëmijët e pa favorizuar në arsimin e rregullt, të zvogëlojë numrin e braktisjeve nga shkollat e rregullta, të shtojë  suksesin e tyre akademik në shkollë dhe në mirëqenjën e përgjithshme si dhe të lehtësojë pjesëmarrjen  e tyre në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …