Komuna e Vitisë dhe bamirësit vitias përgatitën për ndarjen e ndihmave të fund vitit

Me qëllim të parapërgatitjeve finale për shënimin e Aksionit të Madh Humanitar, i cili zhvillohet çdo fund vit në Komunën e Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësues të shoqatave të ndryshme vitiase të cilat veprojnë në mërgatë por edhe përfaqësues të shoqatave të cilat veprojnë në Viti. Bëhet me dije se edhe gjatë këtij viti në prag të shënimit të vitit të ri do të ndihmohen shumë familje vitiase. Kryetari Haliti ndër tjerash falënderoj të gjithë ata të cilët gjatë vitit të shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 400 familje skamnore të kësaj komune. “Në këtë takim dua të ju falënderoj të gjithë bamirësit të cilët vitin e shkuar ju kanë bashkangjitur aksionit të madh humanitar ku kemi ndihmuar mbi 400 familje skamnore në Viti. Po ashtu dëshiroj të ju falënderoj se edhe gjatë këtij viti jeni të gatshëm të vazhdoni këtë aktivitet humanitar për të cilën më së shumti mirënjohës do të jenë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj”, tha Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …