Komuna e Vitisë ka nisur aktivitetet për nderë të Ditëve të diasporës, Radio Televizioni Zviceran “RTS” nga afër interesohet për pritjen e organizuar për bashkatdhetarët tanë

Me qëllim të pritjes sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë komuna e Vitisë, ka nisur shënimin e aktiviteteve për nderԥ të “Ditët e Diasporës” që do të zhvillohen nga 1 deri me 3 Gusht. Fillimisht në sheshin e qytetit të Vitisë “Nijazi Azemi”-Komandat Mjekrra është zhvilluar një rekord i ri nga Prof. Agim Agushi dhe atë duke ecur prapa me top mbi kokë me qëllim që të futet në “Gunness World Record”. Me pas para shtëpisë së Kulturës “Grusel e Bajram Sylejmani” në Viti, është shënuar edhe koncerti i hapur nga AKV “Kemajl Azizi” Viti, solistët e njohur nga Vitia, estrada kosovare dhe diaspora. Gjithashtu edhe gazetarë të Radio Televizionit Publik Zviceran “RTS” kanë vizituar Vitinë për të parë nga afër shënimin e ditëve për nderë të bashkatdhetarëve tanë të cilët edhe kanë zhvilluar një intervistë me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Kryetari Haliti në fjalën e tij të rastit të mbajtur dje para qytetarëve vitias ju ka shprehur atyre mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje. “Fillimisht me lejoni të ju uroj mirëseardhje dhe pushime të këndshme në atdheun tuaj. Fatkeqësisht për shkak të gjendjes së pandemisë vitin e shkuar shumë nga ju nuk keni pasur mundësi të shuani mallin për atdheun dhe familjen tuaj si shkak i kufizimeve të vendosur. Pas një kohe të gjatë të barrierave sot jemi bashkë këtu për të shënuar ditën e mërgimtarëve dhe të shijojmë së bashku këto çaste të bukura në vendlindje tuaj të dashur. Ne si përfaqësues të komunës sonë jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë qoftë për ju që vini në vendlindje qoftë për ne që ju presim me gëzim në vendin tonë të çmuar”, u shpreh kryetari Haliti. Ai shtoj se përfaqësuesit e komunës së Vitisë po punojnë çdo ditë që kjo komunë të këtë një mjedis i bukur, të ketë një infrastrukturë të rregulluar dhe të mirëfilltë. “Për shumë vite ne kemi punuar në këtë drejtim dhe më të vërtetë edhe ju mund të shihni dhe prekni ndryshimin e bukur të komunës sonë në shumë sektorë. Vitia jonë çdo ditë e më shumë po merr pamjen një komune evropiane me një qytet të bukur që kanë lakmi edhe komunat e tjera. Natyrisht se ne kemi një vizion edhe më të mirë të zhvillimit të komunës sonë dhe do të punojmë pa i ndaluar që të arrijmë synimet tona për komunën tonë të dashur” tha kryetari Haliti. Ndërkaq sipas Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala gjatë ditës së sotme në qytetet konkretisht në shesh dhe para shtëpisë së kulturës do të bëhet prezantimi i kërkesave dhe dëshirave të mërgimtarëve vitias, kurse me pas në ora 15:00 në muzën e qytetit do të bëhet prezantimi i eksponateve. Gjithashtu sipas tij sot me fillim në ora 16:00 para shtëpisë së Kulturës në Viti, do të bëhet hapja e ekspozitës së artit pamor me temën “Femrat shqiptare” nga artistja e njohur Saranda Xhemajli. Ndërkaq sipas agjendës së përgatitur nga kjo drejtori me 3 gusht parashihen të mbahen këto aktivitete:

* Informata rreth organizimit të bibliotekës së qytetit “Ramadan Musliu” në Viti me fillim në ora 15:00.

* Festivali për fëmijë – “Cover Fest”, Salla e Koncerteve, Amfiteatri në sheshin “Nijazi Azemi” ora 18:00 nga “Kori i qytetit” , nën udhëheqjen e Prof. Mustafë Lamallari.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …